Protesta në Tiranë/ Momenti kur bombola e gazit lotsjellës godet në kokë një protestues
Edhe sonte, protesta e Partisë Demokratike përpara objektit të Kryeministrisë në Tiranë – ka eskaluar.
Efektivët policorë janë përplasur me protestuesit, teksa u përdor edhe gazi lotsjellës, shkruan IndeksOnline.
Në një video të publikuar nga Euronews Albania shihet momenti kur pikërisht një bombol e gazit lotsjellës godet në kokë një nga protestuesit.
Ky i fundit lëndohet rëndë dhe bie në tokë, duke mbajtur kokën.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij shëndetësore./IndeksOnline/

