75 Mall Live Search
20:49 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Protesta në Tiranë, dëmtohet në sy një tjetër punonjës policie

Policia e Shtetit njofton se gjatë protestës së të shtunës, rreth orët 19:30 është dëmtuar rëndë në sy një tjetër efektiv i policisë. Efektivi dyshohet të jetë lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura nga turma e protestuesve.

” Rreth orës 19:30, tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjsve të policisë nga turma e protestuesve është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë një Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, i cili u transportua menjeherë për ndihmë mjeksore për në spitalin “Nënë Tereza”, thuhet në njoftimin e policisë.