15:29 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Protesta para Kuvendit të Maqedonisë do të mbahet sot

Sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë kundër ndryshimeve kushtetuese që parashihen sipas marrëveshje së Prespës.

Si iniciator i kësaj proteste shihet lëvizja “Maqedonia bojkoton”, e udhëhequr nga Todor Petrov, Janko Baçev dhe Filip Petrovski.

Sipas informacioneve nga rrjetet sociale pritet që në protestë të dalin një numër i madh i qytetarëve.