75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / k.v

Protesta para qeverisë/ Zjarrfikësit ankohen për mospërmbushjen e kërkesave të tyre (Foto)

Zjarrfikësit e Kosovës, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit të zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.

Madje tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.

“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar”.

“Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dijitetshëm. Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktivë, pagesat e ndërrimeve zë natës, festave e vikendeve”.