Protesta të qeta në Amerikë, Trump tërheq trupat e Gardës Kombëtare

Protestat në Amerikë për ndarjen nga jeta e afroamerikanit George Floyd janë qetësuar.
Nga ana e tij, presidenti Donald Trump ka njoftuar se do të tërheqë gardën kombëtare tani që manifestimet janë paqësore.
Ndërsa protestat në Amerikë për ndarjen nga jeta të afroamerikanit George Flozd janë qetësuar, presidenti Trump ka vendosur që të tërheqë gardën kombëtare nga Washingtoni dhe New Yorku.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë gjithçka është nën kontroll ndaj dhe trupat do të tërhiqen nga kryeqyteti amerikan.
Garda Kombëtare është forca ushtarake rezervë që mund të thirret nga presidenti amerikan ose guvernatorët e shtetit për të ndërhyrë në urgjencat e brendshme.
Funerali i Floydit është caktuar për të martën në Houston, qyteti i tij i lindjes.
Kandidati demokrat për presidencialet amerikane, Joe Biden do të udhëtojë për në Teksas të hënën për të takuar familjen e Goerge Floydit dhe të ofrojë ngushëllimet e tij,njoftojnë mediet amerikane.
Ndërkohë, stafi pranë kandidatit Biden thotë se ai nuk pritet të marrë pjesë në funeralin.
Sa i përket menaxhimit të protestave nga ana e presidentit Trump, kandidati Biden e ka kritikuar atë me anë të një statusi ne Twitter duke e akuzuar se presidenti ka shtuar edhe më tej urrejtjen dhe ka future përçarjen me fjalët e tij.
Disa orë më parë, Presidenti Trump kishte bërë tweet-in se Garda Kombëtare mund të fillojë të tërhiqet nga kryeqyteti pasi “gjithçka është nën kontroll të përsosur”.
Ndërkaq, këtë të dielë, protestat janë shpërndarë edhe në vendet evropiane.
George Floyd u nda nga jeta më 25 maj, në Mineapolis.
Ai u mbajt i shtrirë përtokë për nëntë minuta, nga një polic, derisa edhe u nda nga jeta.
Oficeri Derek Chauvin është pushuar nga puna dhe akuzohet për vrasje.