12:16 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / L K

Protestat e sindikatave, “Kurti më shumë interesohet për rrymën në veri se sa për punëtorët..”

SBASHK-u dhe Sindikata e Punëtorëve Privat, së bashku në protestë për t’i shprehur pakënaqësit e tyre, transmeton IndeksOnline.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që t’i plotësojnë kërkesat e tyre dhe mos të përseritet viti 2022.

Jasharaj ka berë të ditur se nuk kanë për t’u ndalur së kërkuari nga Qeveria deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërsa, Jusuf Azemi, kryetari i Sektorit të Punëtorëve Privat, ka hedhur akuza të rënda drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Sipas Azemit, Kurti më shumë po interesohet për energjinë elektrike në very se sa për punëtorët e sektorit privat./IndeksOnline/