75 Mall Live Search
14:38 / E Hënë, 26 Janar 2026 / b l

Protestat e transportuese në rajon,po shkaktojnë vështirësi për bizneset

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka shprehur shqetësimin e saj të madh për protestat e kompanive transportuese që po zhvillohen në disa shtete fqinje, të cilat po krijojnë vështirësi serioze për bizneset kosovare.

Sipas DHTIK, këto protesta kanë ndikuar drejtpërdrejt në pamundësinë e kompanive për të eksportuar ose importuar mallra nga dhe drejt Evropës, duke rrezikuar stabilitetin e tregtisë dhe zinxhirëve të furnizimit të Kosovës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen menjëherë dhe të krijojnë kontakte me Bashkimin Evropian, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme për tejkalimin e këtyre pengesave.

Ndërkaq Bashkimit Evropian i bëjmë thirrje që të ndërmarrë veprime urgjente për tejkalimin e kësaj situate të shkaktuar nga sistemi i njohur si EES (Entry/Exit System), që u vendos në kufijtë e jashtëm të zonës Schengen dhe nisi të zbatohej gradualisht më 12 tetor 2025.