20:51 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Protestat në Barcelonë për gjykimin e liderëve katalunas

Protestat në Barcelonë janë duke vazhduar sonte kundër gjykimit të udhëheqësve katalunas në Madrid.

Liderët katalunas po akuzohen për referendumin e vitit 2017 dhe shpalljen e pavarësisë së Katalonisë, që qeveria spanjolle po e cilëson të paligjshme, transmeton Indeksonline.

Nëse gjenden fajtor, secili nga liderët mund të dënohen deri 25 vite burg.

Përkrahësit e pavarësisë bllokuan rrugët dhe dogjën gomat në shenjë proteste. Po ashtu hynë në grevë të përgjithshme gjatë ditës së sotme.

Sipas shifrave të policisë në protestën e sotme ishin 200.000 njerëz në rrugë./Indeksonline/