75 Mall Live Search
21:30 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / S Z

Protestat në Francë: Ministria flet për mbi 700 mijë, sindikata për mbi 2 milionë pjesëmarrës

Rreth 740 mijë njerëz sipas Ministrisë së Francës, ishin pjesë e protestave kundër reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.

Mirëpo, sipas sindikatës ishin më shumë se 2 milionë njerëz, që protestuan kundër kësaj kauze, transmeton klankosova.tv.

Teksa mbrëmë më shumë se 175 policë kanë mbetur të plagosur nga 13 mijë të organizuar për protestat e francezëve në disa qytete.

Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin njoftoi për dëmtimet në radhët e policisë, por nuk dha asnjë shifër për dëmtime nga protestuesit.

Derisa janë disa sindikata franceze që kanë njoftuar demonstrata masive shtesë në 6 prill.