22:36 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Protestat në Irak, të paktën 21 persona janë vrarë deri tash

Mes zemërimit në rritje për papunësinë e lartë dhe shërbimet e dobëta publike, irakianët po rrezikojnë jetën në kërkim të përgjegjësisë së udhëheqësve.

Të paktën 21 njerëz janë vrarë në Irak ndërsa protestat antiqeveritare rifilluan pas një ndërprerje trejavore. Policia Irakiane gjuajti plumba gome dhe bombola gazi për shpërndarjen e mijëra protestuesve që ishin mbledhur në kryeqytetin Bagdad.

Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit të zyrtarët.

Observatori Irakian për të Drejtat e Njeriut tha se numri i të vdekurve në protestat e sotme arriti në 21, mes tyre tetë persona në Bagdad. Trembëdhjetë të tjerët u vranë në provincat jugore të Maysan, Dhekker dhe Muthanna. Polica nuk konfirmoi numrin. Më shumë se 1.700 protestues u plagosën. Protestuesit po bëjnë thirrje për rregullim të sistemit politik të vendit dhe përfundim të korrupsionit të zyrtarët.