75 Mall Live Search
15:44 / E Martë, 13 Janar 2026 / OSH

Protestat për penalltinë e Rrahmanit, me kaq ndeshje dënohet Antonio Conte

Antonio Conte është pezulluar me dy ndeshje. Ky ishte vendimi i Gjykatësit Sportiv, i cili i vendosi edhe një gjobë prej 15,000 eurosh.

Trajneri italian u përjashtua për protestat e tij të zemëruara në minutën e 71-të të ndeshjes në San Siro kundër Interit, pas penalltisë së dhënë për faull të Rrhamani ndaj Mkhitaryan.

Conte do të humbas ndeshjet ndaj Parmës dhe Sassuolos pas dënimit të shqiptuar./Indeksonline/