75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 27 Shkurt 2023 / B O

Protestë anti-NATO në Francë, mijëra protestues kundër dërgimit të armëve në Ukrainë

Protesta të shumta masive kundër Francës në NATO dhe mbështetjes së vazhdueshme që kanë ndaj Kievit u mbajtën të dielën në Paris dhe në vende të tjera anembanë vendit.

Demonstratat, që po zhvillohen për të dytin fundjavë radhazi, u organizuan nga partia e djathtë Les Patriotes, e drejtuar nga Florian Philippot, i cili mori pjesë personalisht në protestën në Paris.

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e Parisit, duke mbajtur një pankartë të madhe ku shkruhej “Për paqe”. Marshuesit kërkuan tërheqjen e Francës si nga NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-ja, ashtu edhe nga BE-ja dhe kërkuan ndalimin e furnizimit të Ukrainës me armatim.

Protestuesit gjithashtu sulmuan presidentin aktual francez Emmanuel Macron, duke brohoritur “Macron largohu!” – një slogan i përdorur zakonisht nga protestues të ndryshëm antiqeveritar gjatë gjithë presidencës së tij. /IndeksOnline/