75 Mall Live Search
12:37 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / A. M.

Protestë e dhunshme në Shkodër/ Të miturit shkatërrojnë selinë e PS

Ajo që nisi si një marshim qytetar në qytetin e Shkodrës për vrasjen e Klodjan Rashës, në fakt precipitoi në dhunë dhe shkatërrime nga disa të rinj, kryesisht të mitur.

Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të  degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre.  

1607770615_psshkoder001.jpg

Qe në fillim të grumbullimit ka pasur plasje të kapsollave nga disa të mitur, të cilët nuk kursejnë sharjet ndërsa në duar mbajnë shkopa druri e gurë. Të miturit kanë thyer me gurë xhamat e selisë së PS në Shkodër.

Ata nuk janë mjaftuar me aq  dhe kanë nisur të thyejnë çdo gjë që u ka dalë para, ndërsa u vendoset flaka tabelave të reklamave dhe koshave të mbeturinave në rrugë.

Ata kanë dhunuar selinë e PS duke u futur brenda ambienteve të saj, shkatërruar të gjitha objekte dhe dokumentet brenda saj, ndërsa janë dëmtuar edhe kamerat e sigurisë. të miturit po nxjerrin jashtë çdo objekt që ndodhej në selinë e PS. 

1607770606_PS.jpg
1607771631_shkoder001.jpg