14:29 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Protestë e opozitës kundër presidentit Poroshenko

Disa mijëra protestues kanë demonstruar në mënyrë paqësore para Parlamentit të Ukrainës në Kiev, megjithë pramninë e madhe të policisë. Kjo protestë është organizuar nga politikani kundërthënës, Mikheil Saakashvili, dhe liderët e tjerë opozitarë në këtë vend.

Saakashvili, ish-president i Gjeorgjisë dhe ish-guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, që është zhveshur nga dy shtetësitë, ajo gjeorgjiane dhe ukrainase, ka bërë thirrje për këtë demonstratë muajin e kaluar, pasi ishte kthyer në Ukrainë duke e injoruar qeverinë e presidentit, Petro Poroshenko.

Kjo thirrje është mbështetur nga pjesa më e madhe e partive opozitare në Ukrainë. Në Protestë është kërkuar krjimi i gjyqeve antikorrupsion, tërheqja e imunitetit parlamentar nga ndjekja penale dhe një reformë e përgjithshme e legjislacionit zgjedhor në Ukrainë./rel