75 Mall Live Search
10:38 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Z S

Protesta e punëtorëve të KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave

Sindikata e pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it mbajti protestë para ndërtesës së KOSTT-it në Prishtinë.

U kërkua rritje e pagave, siç u tha, në këtë kohë të rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës.

Njëherësh, janë shtruar edhe një varg shqetësimesh të tyre në pankartat që mbanin në duar: për padrejtësitë dhe diskriminimet në KOSTT, për kompensimin e orëve, për konkurset e brendshme, përshkrimin e vendeve të punës etj.

Edhe në njoftimin e Sindikatës së pavarur e Punëtorëve të KOSTT-it për këtë protestë thuhej se kërkojnë nga menaxhmenti që të rishqyrtojë me urgjencë mundësinë për përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve./Indeksonline/