75 Mall Live Search
07:06 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Protestë kundër laurës në Grykën e Rugovës

Sot në qendër të qytetit të Pejës mbahet protestë masive kundër ndërtimit të laurës në Grykën e Rugovës.

Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile organizojnë këtë protestë në  shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e laurës (rampës) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet ajo.

Banorët e shohin këtë si një kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve në këtë zonë turistike.

Protesta fillon në ora 12.00./Indeksonline/