75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Protestë kundër mbylljes së shkollës, në Busavatë të Kamenicës

Mësimdhënës, prindër e nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina” nga Busavata e Kamenicës kanë protestuar sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinës kundër “reformës në arsim” , që e mbyll këtë shkollë, raporton IndeksOnline.

“Ministre a e di çfarë ke nënshkruar?”, “Reforma po nxit shpërngulje!”, “Asnjë vendim pa komunitetin!”, janë vetëm disa prej pankartave, të cilat kanë mbajtur në duar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Protesta është përcjell nga Policia e Kosovës dhe ka kaluar pa incidente./IndeksOnline/