Protestë masive e Katalonasëve për pavarësi
Sot rrugët e Barcelonës janë mbushur përplot me katalonas, të cilët po kërkojnë pavarësi gati një vit pas referendumit.
Disa qytetarë të Kosovës kanë dërguar fotografi në redaksinë e “Indeksonline”, ku mund të shohim sheshet e mbushura përplot me njerëz.
Organizatorët e kësaj proteste kanë potencuar që rreth 460.000 njerëz janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë tubim gjigand.
Ndryshe, vitin e kaluar pjesë e protestës ishin gati 1 milion njerëz./Indeksonline/