Protestë në Rugovë pas vendimit për ndalimin e ndërtimeve në parqe kombëtare
Dhjetra qytetarë kanë protestuar sot në hyrje të Rugovës, duke kundërshtuar vendimin e ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.
Protestuesit shprehën pakënaqësi ndaj këtij vendimi, duke kërkuar rishqyrtim dhe më shumë sqarime nga institucionet, pasi sipas tyre ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe investimet në këto zona.
Ndërkohë, ministrja Pacolli ka bërë të ditur se me vendimin e ri ndalohet rreptësisht çdo aktivitet ndërtimor pa leje brenda parqeve kombëtare. Ajo theksoi se ndalohet edhe qarkullimi i mjeteve që transportojnë materiale ndërtimore apo makineri të rënda, pa autorizim të posaçëm nga institucionet përkatëse.
Sipas saj, ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, duke shtuar se institucionet do të kujdesen për zbatimin e plotë të këtij vendimi.
Indeksonline ju sjell pamjet:

