12:38 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Protestë para Bashkësisë së Tiranës, policia sulmohet me vezë dhe gaz

Banorët e ‘Unazës së Re’ në Tiranë kanë vazhduar të protestojnë përballë objektit të Bashkisë së Tiranës.

Në protestë janë mbledhur rreth 200 banorë që kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre.

Në të njëjtën kohë, objekti është rrethuar nga forca policore. Protestuesit madje kanë hedhur vezë dhe gaz.

Një nga protestuesit kritikoi kryebashkiakun se i quajti shpellarë duke argumentuar se protesta e tyre është e drejtë ngase kanë dokumenta të rregullta për banesat e tyre.

“Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumente të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoti kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.

 

Temat: