11:57 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Protestë për Florenc Beqirajn, kërkohet dorëheqja e ambasadorit shqiptar (Video)

Komuniteti egjiptian në Shkodër ka dalë sot në një protestë për vrasjen në Francë të Florenc Beqirajt.

Shokët e tij dhe qytetare të shumtë që u janë bashkuar kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit shqiptar ne France.

Ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola tha dje për News 24 se deri tani nuk ka asnjë indikacion se ndaj Beqirajt është përdorur dhunë.

Ndërkohë që dje paradite në Tiranë dhjetra qytetarë protestuan te Piramida dhe përpara ambasadës franceze.