75 Mall Live Search
14:10 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Protestë për gjendjen e rëndë të rrugës magjistrale Doganaj (Kaçanik) – Brezovicë

Rrjeti i OJQ-ve Avonët mbështeti dhe përkrahi banorët e fshatrave të Komunës së Shtërpcës për shqetësimin e gjendjes së keqe të rrugës në magjistralen Doganaj – Brezovicë, ku përmes protestës për rreth 15 minuta u bllokua rruga për lëvizje, duke shprehur shqetësimin dhe duke paralajmëruar se do të merren edhe veprim tjera.

Kjo organizatë ka shprehur shqetësimin për mos rregullimin e rrugës të magjistrales Doganaj – Brezovicë, e cila është në një gjendje të keqe, ku qytetarëve ju ka shkaktuar dëme në automjete dhe pengim në lëvizje, duke vështirësuar edhe jetën e këtyre banorëve të Komunës së Shtërpcës.

“Qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë regjistrimit të automjeteve të tyre paguajnë taksen rrugore, për të pasur qasje dhe lëvizje të lirë dhe të sigurtë. Ministria e Infrastrukturës është përgjegjëse për gjendjen e kësaj rruge e cila është bartëse e implementimit dhe ky institucion nuk ka shpreh vullnet për të bërë zgjidhje të problemit”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.

Me këtë protestë kërkohet nga Ministria e Infrastrukturës që sa më parë të veprojë dhe të rregullojë këtë rrugë

“Nëse nuk ka ndonjë veprim në rregullimin e rrugës, banorët dhe Avonët do të marrin veprim tjera demokratike për të shprehë shqetësimin e tyre”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate.