21:04 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Protestë për Naser Bajraliun që u dënua me burg të përjetshëm nga beteja në Lagjen e Trimave

Një protestë është paralajmëruar që do të mbahet më 9 maj në qytetin e Gjilanit.

Kjo protestë do të mbahet në përkrahje të Naser Bajraliut (Bek Bajrës) i cili është i dënuar me burg të përjetshëm nga beteja e 9 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në njoftimin  e bërë në rrjetet sociale thuhet se është momenti i duhur që në ditën e Evropës, t’i tregohet botës se shteti i Maqedonisë së Veriut i mban prapa grilave djemtë më të mirë shqiptarë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Protestë

Më 9 maj 2019, para Teatrit të Qytetit të Gjilanit në ora 11:00, të gjithë atdhetarët, profesorët e intelektualët, sportdashësit, tifozëri e dashur e dy ekipeve të Gjilanit, është momenti t‘i japim një mbështetje birit tonë Naser Bajraliut ( Bek Bajrës) i cili i tradhtuar në betejën e 9 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, sot gjindet prapa grilave i denuar me burg të përjetshëm!

Është momenti i duhur që në ditën e Evropës, t‘i tregojmë botës demokratike se shteti i  Maqedonis se Veriut i mban prapa grilave djemtë ma t‘mirë shqiptarë.

Nuk mundet një vend të integrohet në NATO e BE, kur në kazamatet e veta ka ende robër lufte.

Naseri e meriton perkrahjen tonë, prandaj ashtu siç është paralajmruar protestë në gjitha e qytetet e Kosovës në mbështetje të djemve tanë, atëher edhe ne të tregohemi të fjalës e besës për birin e vëllaun tonë Naser Gilanin.