20:11 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi: Vishuni me simbole kombëtare dhe ejani në Gjirokastër

Do të mbahet në Gjirokastër një protestë në lidhje me shqiptarët të cilët së fundi janë vrarë në Greqi.

Që pas vrasjes së Kacifas në Bularat, në Greqi është vrarë Altin Mullaj nga policia greke, Petrit Zife nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isa nga 2 plumba po në Greqi.

Përpos këtyre, numri total i të vrarëve në Greqi ka arritur në 170, teksa është miratuar nga policia e Gjirokastrës kërkesa për protestë.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili u ka bërë thirrje shqiptarëve të jenë atje.

Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut teGjirokastres sapo ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune,  me 8 dhjetor 2018,  ne oren 11:00,  ne sheshin me emrin e heroit “Cerciz Topulli”, te qytetit te Gjirokastres. Ftese per cdo bashkekombas brenda dhe jashte vendit, te jete i pranishem neser paradite i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi… “Kush ka nje flamur (kuq e zi) le te rrembeje, kush ka nje zemer (kuq e zi) mos e kurseje…”  ka shkruar ai.