07:19 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Protestë solidarizuese për mësuesen që u therr me thikë në Prishtinë

Mësimdhënësit dhe stafi i shkollës “7 Marsi” në Prishtinë protestojnë para shkollës në shenjë solidarizimi për mësuesen Vlora Paci, e cila pësoi lëndime nga një prind i po kësaj shkolle.

“Mirëpresim të gjithë mësimdhënësit, prindërit, kolegët e shkollave tjera, shoqërinë civile dhe përkrahjen e mediave për t’u solidarizuar me kolegen tonë”, thuhet në njoftim

Protesta mbahet nga ora 12:30.

Mësuesja 49 vjeçare e shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, është therur me thikë nga një nënë më 30 prill.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar personin e dyshuar, B. D., femër, 38 vjeç, si dhe është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.