75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Protestës në Mianmar i bashkohen mësuesit dhe studentë

Një lëvizje e mosbindjes civile në Mianmar, ka grumbulluar mësuesit dhe studentët që  të protestojnë kundër grushtit të shtetit ushtarak.

Demonstruesit në një universitet në qytetin më të madh, Yangon, brohorisnin mbështetje për udhëheqësin e burgosur Aung San Suu Kyi dhe vishnin shirita të kuq, që janë ngjyra e partisë së saj, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Zonja Suu Kyi dhe udhëheqës të tjerë janë mbajtur që prej grushtit të shtetit të ushtrisë.

Më parë, ushtria arrestoi një tjetër udhëheqëse të lartë nga partia e saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Megjithëse zonja Suu Kyi nuk është parë në publik që nga e hëna, ajo besohet të jetë në arrest shtëpiak, sipas një zyrtari të NLD.

Myanmar, i cili njihet gjithashtu si Burma, ka mbetur kryesisht i qetë pas grushtit të shtetit, i cili ka zhytur vendin në Azinë Juglindore në pasiguri./BBC/Indeksonline