Protestohet kundër ngacmimit seksual që iu bë të miturës në “Faik Konica”

Me protestë e pankarta në duar qytetarët kanë dal para MAShTI në lidhje me rastin në shkollën “Faik Konica”, ku një vajzë e mitur ishte ngacmuar seksualisht nga disa nxënës të po kësaj shkolle.

Ngjarja që ka tronditur të gjithë, është përshkruar përmes pankartave e thënieve “Mos e Normalizo Abuzimin seksual”, “Shkolla të sigurta për vajza”, “Çka ka shpija kallëzon fëmija”, “Poshtë sistemi që mundëson me abuzu”.


Aktivistët e të drejtave të njeriut, kanë kërkuar që kjo situatë të trajtohet me prioritet dhe që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, e që raste të tilla mos të përsëriten asnjëherë.


