09:49 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / k.v

Protestohet në Gllarevë/ Banorët nuk duan devijim të tratesë së rrugës

Rreth 60 persona, banorë të dy fshatrave të komunës së Klinës, kanë protestuar në Gllarevë duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me devijimin e trasesë së rrugës që kalon në atë zonë.

Policia ka bërë të ditur se protesta është zhvilluar të martën pasdite ndërsa e njëjta ka kaluar pa ndonjë incident.

Banorët kanë paralajmëruar që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë protesta do të përshkallëzohet në ditët në vijim.

Kjo protestë ka rrjedhur pas paralajmërimit që së shpejti do të nis ndërtimi i rrugës Kijevë-Dollc./IndeksOnline/