75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / OSH

Protestohet për mosmirëmbajtjen e rrugës transitore Shtime-Carralevë

Nesër nga ora 10:00 – 12:00, do të organizohet protestë nga kompanitë transportuese në Shtime.

Protesta do të organizohet në rrugën transitore Shtime-Carralevë duke bllokuar rrugën me mjete transportuese për dy orë si masë e shprehjes së pakënaqësisë për dëmtimin dhe mosmirëmbajtjen e rrugës transitore, e cila frekuentohet detyrimisht çdo ditë nga mjetet transportuese, thuhet në njoftim.

IndeksOnline pati raportuar për këtë rrugë ku një qytetar ka marrë inciativën që me një qerre me gomar t’i mbulonte gropat e për të lehtësuar sado pak rrugën që e përdorin qytetarë të shumtë./IndeksOnline/