75 Mall Live Search
11:40 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / L K

Protestoi kundër luftës në Gaza, arrestohet Greta Thunberg

Policia daneze arrestoi aktivisten suedeze Greta Thunberg në protestat kundër luftës izraelite në Gaza në Universitetin e Kopenhagës.

Thunberg postoi një video jashtë ndërtesës së universitetit në Instagram dhe shtoi se policia po shpërndante protestuesit.

“Unë dhe studentët jemi në ndërtesën administrative të Universitetit të Kopenhagës”, tha ajo.