75 Mall Live Search
23:28 / E Martë, 15 Qershor 2021 / C E

Protestoi në “Alianz Arena”, parashutisti gjerman për pak sa nuk ra mbi tifozët

Ndeshja në mes të Gjermanisë dhe Francës është paraprirë me një protestë nga një parashutist gjerman.

Ai fluturoi mbi “Alianz Arena” por që për pak ishte duke shkaktuar incident para fillimit të ndeshjes Gjermani – Francë.

Derisa skuadrat ndodheshin në fushë para nisjes së takimit, parashutisti u afrua rrezikshëm në tribunat ku ndodheshin tifozët, para se të ulej në fushë.

VIDEO

Personi në fjalë ishte një aktivist i organizatës ambientaliste, Greenpeace dhe kishte një mesazh në parashutën e tij kundër ndotjes.

Menjëherë pas uljes në fushë, aktivisti u nxor jashtë nga sigurimi i stadiumit, ndërsa ndeshja filloi me vonesë.

Në njoftimin e Greenpeace u shpjegua se parashutisti kishte protestuar ndaj sponsorit të ‘Euro 2020’, Volkswagen dhe automjeteve të tyre që përdorin naftën si lëndë djegëse.