75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / kutia

Protestoj kundër regjimit, momenti kur reperi iranian dëgjon dënimin me vdekje

Sipas informacioneve zyrtare, më shumë se 1000 persona janë akuzuar tashmë pas shpërthimit të protestave mbarëkombëtare në Iran. Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës gjyqësor të martën, siç raporton agjencia iraniane e lajmeve Isna. Disa gjykata penale dhe revolucionare po merren me çështjet.

Shumica e aktgjykimeve duhet të jenë publike. Konservatorët e vijës së ashpër në parlament kërkuan dënime të ashpra, duke përfshirë dënimin me vdekje, të dielën .

Një vendim të tillë e ka marrë reperi kurd Saman Yasin. Në fillim të tetorit ai u arrestua në një demonstratë në kryeqytetin Teheran. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, ai u torturua para se të dilte para gjykatësit.

Procesi mësohet se ka zgjatur vetëm 15 minuta, më pas këngëtarit i është shpallur vendimi – dënimi me vdekje. Fotot mund të shihen në Tëitter duke kapur momentin kur Yasin mëson fatin e tij.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, deri më tani janë arrestuar pothuajse 15,000 pjesëmarrës në demonstrata. /IndeksOnline/