75 Mall Live Search
21:50 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Protestojnë artistët: Shteti i Serbisë vrau rreth 11 mijë shqiptarë të pafajshëm

Dhjetëra artistë të njohur, si duket në mënyrë të organizuar, sonte kanë postuar mesazhe për drejtësinë ndërkombëtare.

Duke u sensibilizuar me viktimat e luftës në Kosovë, artistët me mesazhe të drejtpërdrejta kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i gjykojnë dhe dënojnë kriminelët serbë.

“Pse nuk po i gjykoni kriminelët serbë që i kryen mbi 400 masakra mizore mbi popullsinë shqiptare? #duamdrejtësi”.

“Askush nuk mund ta rishkruajë Historinë e Kosovës! #meçlirimtarët”. “Pse po i amnistoni kriminelët serbë që i dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare? #duamdrejtësi”. “Serbia e spastroi etnikisht Kosovën dhe dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë e tyre. #duamdrejtësi”.

“Kriminelët serbë i dogjën mbi 120 mijë shtëpi të shqiptarëve. #duamdrejtësi”. “Shteti i Serbisë vrau rreth 11 mijë shqiptarë të pafajshëm. #kuështëdrejtësiandërkombëtare”. “Mbi 1300 fëmijë shqiptarë u vranë nga kriminelët serbë, të cilët lëvizin lirshëm kudo nëpër botë. #kjonukështëdrejtësi”.

“Zbardhni fatin e 1653 personave të pagjetur! #namungojnë”. “Ku janë varrezat masive? I duam eshtrat e familjarëve tanë. #duamdrejtësi”.

“Kosova është turpi i drejtësisë ndërkombëtare! #drejtësieturpit”.

Këto janë disa prej mesazheve që i kanë postuar artistët e njohur të kinos dhe teatrit të Kosovës.

Si duket kjo revoltë e artistëve vjen si vazhdimësi e reagimeve qytetare për aktakuzat ndaj luftëtarëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.