75 Mall Live Search
10:32 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Proteston Federata e autoshkollave të Kosovës

Federata e autoshkollave të Kosovës është duke zhvilluar një protestë për të shprehur pakënaqësitë që kanë të bëjnë me moslejimin e funksionimit të punës së tyre.

Protesta e tyre ka filluar nga Fakulteti Teknik, duke vazhduar deri tek objekti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, raporton Indeksonline.

Nga kjo federatë kanë deklaruar se janë të pakënaqur me vendimin e ministrisë më saktë nga Departamenti i autoshkollave që nuk ua mundësuan mbajtjen e provimeve nga pjesa teorike dhe ajo praktike si dhe nuk ua lejoi mbajtjen e ligjëratave as online nëpër autoshkolla dhe mbajtjen e orëve praktike, duke i detyruar kandidatët që të prisnin me muaj të tërë.

Federata ka vlerësuar se gjendja ekzistuese është e papranueshme pasi gjendja ekzistuese në lëmin e patentëshoferëve është kaotike./Indeksonline/