75 Mall Live Search
09:59 / E Enjte, 29 Prill 2021 / OSH

Protestojnë banorët në Veternik, kamionët po ua dëmtojnë rrugën

Banorët e lagjes “Qëndresa” në Veternik,  janë duke protestuar për shkak të numrit të madh kamionëve që kalojnë  në këtë pjesë e që më pas po bëjnë edhe dëmtimin e rrugës.

Ata për IndeksOnline kanë treguar se si deri më tani askush nga organet komunale nuk iu është përgjigjur në ankesat e tyre.

Ndërsa në vendin ku po protestohet kanë dalë njësitë policore për të siguruar mbarëvajtje të protestës.

Po ashtu qytetarë kanë njoftuar se tashmë edhe inspekcioni ka dal në vend të ngjarjes, duke bërë kështu dhe njëherë thirrje që tu ndalet puna këtyre kamionëve apo të gjendet ndonjë zgjidhje./IndeksOnline/