12:02 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Protestojnë gazetarët për mosndëshkueshmërinë e kërcënuesve

Ditën e Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët e Kosovës e shënuan me protestë. Motoja e protestës ishte “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti, janë shënuar tetë raste të kërcënimeve të gazetarëve në Kosovë.

Majlinda Aliu, anëtare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se gazetarët në Kosovë përballen me sulme fizike e verbale në vazhdimësi.

“Vetëm brenda pesë muajve ne si AGK kemi pranuar 8 raste të kërcënimeve, sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetareve, dhe natyrisht për këto veprime janë të njoftuar edhe policia dhe prokuroria. Por këto institucione nuk është se po tregohen shumë efikase se po i shtyjnë këto marrin veprime konkrete për të mbrojtur gazetarët”, tha Aliu.

Nga ana tjetër gazetarët vazhdojnë të punojnë edhe pa kontrata, mirëpo asociacioni i gazetarëve nuk ka të dhëna të plota rreth kësaj.

“Ka pasur raste të gazetarëve që janë lajmëruar në AGK se nuk kanë kontrata pune, mirëpo ky asociacion nuk ka të dhëna të sakta se sa është numri i gazetarëve që punojnë pa kontrata”, tha ajo

Sipas Aliut, një gjë pozitive që ka ndodhë kohëve të fundit është caktimi i një prokurori nga prokuroria e shtetit për t marrë me rastet e gazetarëve.

“Një gjë pozitive që ka ndodhë është që prokuroria ka përcaktuar prokurorë që ekskluzivisht merret me rastet e gazetarëve e kjo ndoshta ka qenë edhe indikatorë që Kosova këtë vit është renditur në katër vende në raportin e “Reporteve pa kufij”, tha ajo.

 

Temat: