10:03 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Protestojnë puntorët që mbledhin mbeturina, qëveria s’i përfshiu në pakon emergjente

Punëtorët e Kompanisë së mirëmbajtjes në Kaçanik, “Pastërtia” kanë dalur në protestë në orët e para të ditës së sotme.

Mospërfshirja e tyre në listën e pakos emergjente nga Qeveria e Kosovës ka bërë që punëtorët e kësaj kompanie të kërkojnë në këtë formë ndihmën e ofruar nga shteti.

“Kemi vendos të bëjmë protestë 2 orëshe që të përfshihemi në pakon e Qeverisë sepse bëjmë punë me rrezikshmëri të lartë. Puna jonë atakohet direkt nga virusi. E kemi parë të arsyeshme që të protestojmë pasi jemi injoruar nga Qeveria. Shpresojmë se do mirret parasysh protesta, ose do e ndërpresim tërësisht punën” kanë thënë protestuesit për Indeksonline.