75 Mall Live Search
11:08 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Protestojnë shqiptarët që luftuan në Kroaci, kërkojnë njohjen e statusit të veteranit

Pjesë e luftës në Kroaci ishin rreth 3 000 shqiptarë. Ata luftuan kundër Serbisë deri në shkëputjen e Kroacisë nga Jugosllavia.

Por, shumë kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë, disa nga ish pjesëtarët shqiptar të e ushtrisë kroate sot po protestojnë për mos njohjen e statusit të veteranit e invalidit të luftës nga shteti kroat, raporton Indeksonline.

Ata sot me pankarta e flamuj kroat po protestojnë para ambasadës së Kroacisë në Prishtinë duke kërkuar që tu njihet statusi i veteranit e invalidit të luftës.

Ndonëse numri i tyre nuk është i madh ata po këmbëngulin që kjo temë duhet të trajtohet edhe njëherë nga Kroacia.

Arif Krasniqi, përfaqësues i Shoqatës të luftëtareve shqiptar të Kroacisë me degë në Kosovë ka thënë se rreth 3 000 luftëtarë shqiptar kanë marrë pjesë në luftën e Kroacisë, prej tyre 87 kanë rënë dëshmor dhe 37 janë të zhdukur.


Arif Krasniqi, përfaqësues i Shoqatës të luftëtareve shqiptar të Kroacisë

Ata kanë kërkuar edhe lehtësira në pajisjen me viza nga ky shtet, si lirimin nga pagesa.

Para ambasadës vërehet edhe një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët po e sigurojnë objektin për çdo rast./Indeksonline/