75 Mall Live Search
19:28 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Protestojnë tifozët e Arbërisë, kërkojnë rikthimin e kryesisë

Gjatë ditës së sotme kanë protestuar tifozët e klubt Arbëria, klub i cili është inkuadruar për herë të parë në histori  të saj në Superligën e Kosovës në futboll.

Mirëpo pas ditë, pas këtij suksesi ndodhi e papritura duke u larguar kryesia e klubit dhe duke e lënë klubin në duar të pasigurta.

Për këtë gjatë ditës së sotme kanë protestuar edhe tifozët e klubit, të cilët kanë kërkuar rikthimin e kryesisë së vjetër, për ti vazhduar sukseset edhe në Superligë.