13:38 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Protestojnë veterinarët e ardhshëm, kërkojnë objekt për studime

Filloi të ndërtohet që nga vitit 2013 por ende nuk ka përfunduar. Kështu studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk kanë objekt për mësime.

Kjo është arsyeja pse sot u protestua para Rektoratit.

Organizata studentore Reforma mbajti protestë duke shpalosur kërkesat e studentëve.

Objekti ka filluar të ndërtohet në Fushë Kosovë por nuk ka përfunduar ende, e studentët presin që në tetor të fillojnë mësimet në të.

Nënkryetari dhe kryetari i ardhshëm i Parlamentit Studentor, Arben Elshani, tha se i janë drejtuar me disa pyetje publike Rektorit të Universitetit, të cilat i paraqitën edhe me letra.

“E ftojmë të na mbajë të informuar për çdo zhvillim në Universitetin e Prishtinës”, tha ai, duke theksuar se presin që nga tetori studentët t’i vazhdojnë studimet në objektin e ri.

Ndërsa kryetari i Reformës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Leotrim Asllanaj, tregoi se kjo kërkesë iu parashtrua Rektoratit javën e kaluar.

Ai gjithashtu kërkoi nga MASHT të tregojë më hollësisht se kur do të bëhet përfundimi i objektit.

“Në atë kohë, ish- ministri Ramë Buja pati theksuar se perspektiva e një shteti është bujqësia dhe veterinaria. Mirëpo që të kemi perspektivë më të mirë duhet që edhe kushtet ku mësojnë studentet të jenë më të mira”, tha ai.