Protestuan kundër Ramës, policia procedon 13 persona
Policia e Kukësit procedoi në gjendje të lirë 13 shtetas, pas protestës të zhvilluar dje nga Partia Demokratike Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.
Ata dolën aty për të penguar eskortën e kryeiministrit Edi Rama që të kalonte, pas vizitës së paralajmëruar për në qytetin verior shqiptar.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.
Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”