Protestuesit baltosin Rektoratin e UP-së
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE kanë mbajtur një protestë te Rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Në shenjë pakënaqësie protestuesit kanë hedhur baltë në mure të këtij institucioni.
Me këtë rast u tha se kjo është fytyra e vërtetë e Universitetit të Prishtinës.
Ata kanë kërkuar shkarkimin e Këshillit të Etikës së UP-së, që nuk kanë trajtuar rastet e profesorëve me plagjiaturë.
