19:48 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Protestuesit kërkojnë lirimin e të paraburgosurve për dhunën në Kuvend

Dhjetëra protestues, simpatizant të VMRO-DPMNE-së janë mbledhur sot pasdite para Gjykatës Penale, për të shprehur revoltën e tyre kundër vendimeve për paraburgim të shqiptuara nga kjo gjykatë, për pjesëmarrësit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Protestuesit kërkuan lirimin e menjëhershëm të të paraburgosurve dhe theksuan se e gjithë kjo paraqet revanshizëm politik. Ata akuzuan pushtetin e Zaevit se me këto arrestime po konfirmon se është kundër shtetit dhe popullit maqedonas.