18:34 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. M.

Protestuesit kishin për qëllim ‘kapjen dhe vrasjen e zyrtarëve të zgjedhur’, thonë prokurorët

Një proces gjyqësor në çështjen e njërit prej protestuesve të akuzuar të Kapitolit thotë se “prova të forta” tregojnë se qëllimi i tyre ishte të kapnin dhe të vrisnin anëtarët e Kongresit.

Deklarata vjen në një mocion të ngritur nga prokurorët federalë në Arizona, të cilët po kërkojnë të arrestohet Jacob Chansley.

Chansley, i njohur gjithashtu si Jake Angeli, u pa i veshur me brirë, një lesh koke dhe bojë fytyre gjatë trazirave.

Mocioni, i paraqitur në gjykatën federale në Phoenix, thotë se Chansley duhet të ndalohet sepse ai dëshiron të kthehet në Uashington për inaugurimin.

“Provat e forta, përfshirë fjalët dhe veprimet e vetë Chansley në Kapitol, mbështesin që qëllimi i protestuesve të Kapitolit ishte të kapnin dhe të vrisnin zyrtarë të zgjedhur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara”, thotë dokumenti. /Indeksonline/