75 Mall Live Search
19:39 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë

Protestuesit e opozitës kanë nisur marshimin në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i kërkoi militantëve që të ndjekin liderin e opozitës, Lulzim Basha, shkruan tch.

“Të gjithë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pastaj do marshojmë tek Parlamenti i krimit, do marshojmë drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Tiranës”, tha Paloka.