Protestuesit mblidhen tek Kuvendi i Shqipërisë
Protestuesit janë zhvendosur pranë Kuvendit të Shqipërisë. Bashkë me protestuesit janë edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.
Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymëose edhe në oborrin e Parlamentit.
Tek Parlamenti janë parë forca policore të cilat po sigurojnë objektin e që janë të pajisur me maska kundër gazit. /Indeksonline/