14:36 / E Hënë, 29 Maj 2023 / k.v

Protestuesit në Leposaviq i çojnë kryetarit të ri të komunës pelena (Video/foto)

Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.

Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar. Ndërsa në Leposaviq, protestuesit kanë hedhur vezë dhe pelena në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan.

Protestuesit thanë se pelenat janë për kryetarin e sapo zgjedhur të Leposaviqit.

KFOR po përmbahet pavarësisht provokimeve./IndeksOnline/