13:33 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Protestuesit në Zveçan i gjuajnë me vezë autoblindat e policisë

Protestuesit të cilët po vazhdojnë të qëndrojnë para Komunës në Zveçan, kanë gjuajtur  me vezë në drejtim të autoblindave të policisë.

Ndërsa më herët  ata kanë gjuajtur dhe me shishe drejt ushtarëve të KFOR-it.

Ndryshe protestues të shumët po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Komunës, që nga orët e hershme të mëngjesit, duke kundërshtuar kështu hyrjen në objekt të kryetarit të ri Ilir Pecit.