75 Mall Live Search
14:44 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / S Z

Protestuesit në Zveçan sulmojnë me gurë veturën e policisë

Protestuesit serb në Zveçan, kanë sulmuar me gurë një veturë të policisë së Kosovës, gjatë kohës që po patrullonte.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se veturës i është thyer xhami. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Mund të konfirmojmë se, një veturë policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare duke patrulluar në drejtim të komunës së Zveqanit, është penguar dhe sulmuar me mjete te forta nga protestuesit. Si pasojë e sulmit me mjete të forta (gurë), veturës i është thyer xhami, e cila më pas është larguar nga ai lokacion. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar”,  ka thënë Kelani.