08:33 / E Hënë, 29 Maj 2023 / S Z

Protestuesit në Zveçan tentojnë të futen me dhunë në komunë, ndalohen nga policia

Policia e Kosovës, ka njoftuar se protestuesit në e Zveçan, kanë tentuar me dhunë të futen në objekt, duke përdorur gaz lotsjellës e duke u përplasur me policinë.

Sipas njoftimit, policia është detyruar të përdor sprej për t’i larguar ata dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, thuhet në njoftim.